Ky libër kërkon të përmbush disa mangësi duke pajisur punëtorët e fëmijëve në shërbesën e tyre dhe duke qenë një vegël në dorën e tyre. Libri shtjellon mënyrat e ungjillizimit dhe mësimdhënies për moshat 6- 12 vjeç. Ai përfshin 30 mësime emocionuese të kompletuara dhe të lehta për t’u përdorur (program i mjaftueshëm për një vit). Programi është i ndërtuar me tekste biblike, mësime biblike, ilustrime dhe histori jete. Çdo mësim përfshin një fletë pune argëtuese me ftesa. Në libër gjithashtu, do të gjeni udhëzime hap pas hapi, ide ndihmuese dhe materiale të fotokopjueshme.