Bëhu Pjesë

Praktikë (Internship)

Praktikë (Internship)-Ne jemi të lumtur të krijojmë hapësirë për gjithë të rinjtë, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e organizatës sonë dhe të zgjerojnë e përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke zhvilluar praktika në të gjitha fushat që mbulon veprimtaria jonë. Ne do të njoftojmë në vazhdimësi për vende të lira praktike. Për të aplikuar, ju lutemi na kontaktoni.

Vullnetarë

 Një nga elementet e shtuara të organizatës sonë janë pa dyshim vullnetarët. Puna në terren ose projektet e veçanta nuk do të realizoheshin me standard dhe cilësi të lartë pa përfshirjen dhe mbështetjen e vullnetarëve. Nëse keni dëshirë të përfshiheni në projektet dhe kampet tona, na ndiqni! Në këtë faqe do të njoftohen të gjitha mundësitë për t’u përfshirë. Për të aplikuar, ju lutemi na kontaktoni.