Të Jemi Krijues në Programet e Fëmijëve

Merrni më të mirën nga ne dhe jepni më të mirën në aktivitetet tuaja. Përmirësoni veten, skuadrën tuaj dhe shërbimet që u ofroni fëmijëve.
Ne ju ofrojmë trajnime të ndryshme me metoda praktike, bashkëkohore dhe informacion të përditësuar.

Këto trajnime janë të pavarura nga trajnimet e partnerëve për projektet në terren!

Trajnimi “Të Jemi Krijues në Programet e Fëmijëve”

Që nga përdorimi i kukullave të teatrit, i trukeve dhe punëdoreve, deri te krijimi i një hapësire frymëzuese për fëmijët, etj., ky trajnim do t’ju frymëzojë të jeni më krijues dhe të mendoni jashtë kornizave për shërbesën tuaj të fëmijëve. I mbushur me trajnime praktike që ju vënë në punë, do t’ju pajisë me njohuri të nevojshme për ta kaluar në nivel më të lartë punën tuaj me fëmijët.