T’i japim krahë së ardhmes,
duke përqafuar të sotmen!

Ju mbështesim me

Aktivitete

Aktivitete dhe projekte të larmishme ndëraktive dhe plot energji pozitive.

Trajnime

Trajnime në fusha të ndryshme, me metoda praktike dhe bashkëkohore.

burime

Burime të shumëllojshme në shitje dhe me huadhënie për aktivitetet tuaja.

Më të fundit

 Në vitin 2013, Fondacioni Shkendije mori një hap besimplotë, duke investuar në një furgon, të cilin e konvertuam në një skenë të plotë dhe të lëvizshme, për t’ia dedikuar projekteve tona.Për vite me radhë, ky furgon ka qenë një mundësi fantastike në duart tona për të prekur jetët e fëmijëve, duke mundësuar arritjen e mbi

 “Krishtlindje në Shesh” ishte një nga eventet më të ngrohta të organizuara nga Fondacioni Shkëndije, në bashkëpunim me partnerët tanë Instituti Jeta e Re dhe VUSH. Ky aktivitet i paharrueshëm u zhvillua pëe 7 ditë radhazi, nga ora 10:00 deri në 22:00, me një qëllim të vetem: të ndajmë me të gjithë kuptimin e vërtetë të

Maratona e Tiranës 2024, e zhvilluar të dielën, më 20 tetor, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që bashkoi pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ky event i madh sportiv në Shqipëri përfshiu distanca të ndryshme, përfshirë maratonën e plotë, gjysmë maratonën dhe 10 km, duke ofruar një mundësi fantastike për vrapuesit që të sfidonin veten dhe

Fondacioni Shkëndijë ka hapur dyert e zyrës së sajë! Pas shumë përpjekjesh, jemi të lumtur të njoftojmë se Fondacioni Shkëndijë ka tani një hapësirë të dedikuar për aktivitetet dhe projektet e sajë. Zyra jonë e re është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e punës që realizojmë në mbështetje të fëmijëve dhe komunitetit.

Dëshmi

Vitore Muça

Drejtuese e takimit të fëmijëve.
Kisha Shtëpia e Lutjes, Tranë

"Ne si Kisha Shtëpia e Lutjes, prej disa vitesh me rradhë kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e Kampit Aventura. Eksperienca personale por edhe e fëmijëve që kam shoqëruar si kujdestare në këtë kamp, ka qenë e mrekullueshme.

Organizimi është shumë mirë i koordinuar dhe ditët të mbushura plot aktivitete argëtuese dhe ndërtuese. Fëmijët janë ndjerë të sigurt dhe të mirëpritur. Stafi organizues ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe i gatshëm në çdo dhe për çdo gjë.

Mbas kampit kemi patur fëmijë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe më të afruar me Perëndinë, si dhe disa dishepuj të ardhshëm të cilët kanë folur dhe kanë ndarë besimin me fëmijë të tjerë. Çdo vit, fëmijët e presin me padurim kampin. Vlerësoj dhe falënderoj organizatorët për përpjekjet e tyre për ta bërë këtë kamp të paharrueshëm, duke mbajtur ndezur dëshirën për t’u rikthyer."

Neleta Macaj

Drejtuese e Shërbesës së fëmijëve dhe të të rinjve.
Kisha Biblike ''Beselidhja e Re e Hirit'', Kamëz.

"I jemi falënderues Perëndisë për mundësitë dhe larmishmërinë e materialeve që kemi mundur të aksesojmë nga gama e gjerë e burimeve që Shkëndijë ofron, si kurrikula, këngë, lojëra, kukulla teatri etj.

Tashmë për një periudhë 6 vjeçare përdorim këto burime, të cilat janë jo vetëm një lehtësi, si një material i gatshëm dhe praktik, por janë edhe të thjeshta për t’u përdorur, argëtuese dhe të pasura me mësime të vyera e praktike, për rritjen frymërore të fëmijëve.

Me shumë rezultat dhe lehtësi kurrikulat e ‘Shkëndijë’ i kemi përdorur edhe për kampet verore. Punën me fëmijë e kanë bërë më të lehtë edhe trajnimet e ndryshme të stafit për përdorimin e këtyre programeve, kukullave etj. Bashkëpunimet tona kanë qenë të frytshme, ndaj presim me dëshirë programet e reja."

Buletini ynë!

Adresa e Zyrës:

Rruga "Tahir Kadare", Pll.Pranë ish Doganës, Shk 3, K 2, Ap 23 Tiranë, Albania

Orari Zyrtar:

Nga e hëna në të premte, ora 08:30 -16:30