Certifikime për Ndihmën e Parë

Merrni më të mirën nga ne dhe jepni më të mirën në aktivitetet tuaja. Përmirësoni veten, skuadrën tuaj dhe shërbimet që u ofroni fëmijëve.
Ne ju ofrojmë trajnime të ndryshme me metoda praktike, bashkëkohore dhe informacion të përditësuar.

Këto trajnime janë të pavarura nga trajnimet e partnerëve për projektet në terren!

Trajnime të Certifikuara për Ndihmën e Parë

Në bashkëpunim me një prej partnerëve tanë në Mbretërinë e Bashkuar, ofrojmë një kurs të certifikuar për ndihmën e parë, afërsisht çdo 3 vjet. Trajnimi fokusohet te ndihma e parë pediatrike dhe është veçanërisht i domosdoshëm për ata që organizojnë aktivitete dhe kampe për fëmijë. Pjesëmarrësit do të duhet të arrijnë një nivel kalues që të pajisen me certifikatë, e cila është e vlefshme për 3 vjet.

Trajnimi i fundit u realizua më 7 qershor 2021 në Pogradec dhe pjesëmarrja ishte maksimale.