Mbrojtja e Fëmijëve

Merrni më të mirën nga ne dhe jepni më të mirën në aktivitetet tuaja. Përmirësoni veten, skuadrën tuaj dhe shërbimet që u ofroni fëmijëve.
Ne ju ofrojmë trajnime të ndryshme me metoda praktike, bashkëkohore dhe informacion të përditësuar.

Këto trajnime janë të pavarura nga trajnimet e partnerëve për projektet në terren!

Trajnime për Mbrojtjen e Fëmijëve

Kjo është një çështje mjaft e ndjeshme dhe nuk duhet lënë mënjanë nëse punoni me fëmijët (ose me personat vulnerabël). Ju duhet të dini se si t’i mbroni ata të cilëve u shërbeni, duke mbrojtur njëkohësisht stafin dhe organizatën tuaj. Mbrojtja e fëmijëve është një çështje serioze dhe duke zbatuar disa masa praktike e duke diskutuar me skuadrën tuaj, do të sillni ndryshimin. Ne e ofrojmë këtë trajnim në baza vjetore dhe së shpejti do të ofrohet edhe online.

Trajnimi gjithashtu vjen në përputhje me politikën dhe manualin mbi mbrojtjen e fëmijëve, që është përqafuar nga komuniteti ungjëllor (VUSh).