Puna me Fëmijët

Merrni më të mirën nga ne dhe jepni më të mirën në aktivitetet tuaja. Përmirësoni veten, skuadrën tuaj dhe shërbimet që u ofroni fëmijëve.
Ne ju ofrojmë trajnime të ndryshme me metoda praktike, bashkëkohore dhe informacion të përditësuar.


Këto trajnime janë të pavarura nga trajnimet e partnerëve për projektet në terren!

Trajnime për Punën me Fëmijët

Në dritën e mbi 20 viteve eksperiencë në punën me fëmijët në Shqipëri, ne ofrojmë sesione të ndryshme trajnimi me spektër të gjerë për punën me fëmijët. Këto trajnime janë lehtësisht të përshtatshme, në formë dhe përmbajtje, sipas kohës dhe nevojave tuaja specifike të punës me fëmijët. Gjithashtu, çdo 2 vjet, në bashkëpunim me disa parterë ne organizojmë konferencën kombëtare “Fëmijë në fokus” për drejtuesit dhe punonjësit e fëmijëve, me folës ndërkombëtarë, si dhe seminare (workshop-e) të ndryshme përgjatë konferencës.