Kampe


Ne kemi një përvojë mbi 20-vjeçare në organizimin e kampeve për fëmijë dhe ato mbeten iniciativat më të suksesshme. Ne tregohemi shumë të përgjegjshëm kur bëhet fjalë për kampet. Stafi ynë është i trajnuar dhe me përvojë shumëvjeçare. Në të dyja kampet tona: “Kampi Aventura” dhe “British English Camps” veprojmë me standarde të larta, duke iu ofruar fëmijëve një staf të kualifikuar, me përvojë dhe siguri maksimale në të njëjtën kohë. Pjesëmarrësve u kërkohet të kontribuojnë financiarisht për të mbuluar një pjesë të kostos.

Dhuro

Organizimi i kampeve ka kosto dhe kërkon shpenzime të mëdha. Kjo është arsyeja pse vazhdimisht kërkojmë mbështetje financiare për t’i mundësuar ato. Kryesisht, mbështetja më e madhe vjen nga donacione të jashtme. Por, nëse edhe ti dëshiron ose mund të na mbështesësh financiarisht, me pak ose shumë, ne vlerësojmë çdo dhurim. Dhuro.

Bëhu Vullnetar

Që kampi të zhvillohet me kapacitet të plotë, ne mbështetemi shumë në ndihmën e vullnetarëve, që shprehin dëshirën për të shërbyer me ne. Për të mësuar më shumë se si mund të bëheni pjesë e kampit si vullnetar dhe se si mund të trajnoheni për këtë, na kontaktoni.

Kampi “Aventura”

Kampi "Aventura" është një kamp rezidencial dhe me raste edhe ditor, i cili zhvillohet çdo vit në sezonin e verës, por jo vetëm. Është i ndërtuar në mënyrë që fëmijët të përfitojnë në aspektet sociale, shpirtërore dhe të edukohen me aftësi për jetën. Fëmijët e moshës 9-14 edukohen nëpërmjet argëtimit në një mjedis të sigurt dhe nën ndikimin e një stafi të përkushtuar. Çdo vit vjen me një temë argëtuese dhe aktivitete të reja. Fëmijët presin me padurim të rikthehen çdo herë.

Pjesëmarrësve u kërkohet të kontribuojnë financiarisht për të mbuluar një pjesë të kostos, ndërsa për pjesën tjetër të saj mbështetemi tek ngritja e sponsorizimeve nëpërmjet dhurimeve.

Regjistrimet hapen në datën 15/06/2021 dhe mbyllen në datën 15/07/2021.

Për informacion më të plotë dhe regjistrime klikoni këtu.

“British English Camp”

“British English Camp” është  kamp një ditor, që zgjat një javë dhe zhvillohet në Tiranë e synon të edukojë fëmijët me njohuri dhe mësimin e anglishtes britanike. Mësuesit e gjuhës janë shtetas britanik me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie në Britaninë e Madhe. Ata sjellin me vete jo vetëm aftësitë profesionale, por edhe elemente kulturore, të cilat zgjerojnë botën e informacionit dhe atë të brendshme të fëmijëve tuaj.

Kampi është i hapur për të gjithë fëmijët e moshës 8-14 vjeç. Ai është i ndarë në 5 nivele  dhe mbulon nivelet e gjuhës nga fillestari deri tek i përparuari. Fokusi është përmirësimi i gjuhës së folur nëpërmjet gërshetimit të mësimit me aktivitetet e përditshme. Fëmijët kanë gjithmonë kohë dhe etje për të mësuar dhe për t’u argëtuar. Të dyja këto i gjeni tek ne.

Regjistrimet hapen në pranverë 2022.