Ditën e sotme (06.08.2021), në ambientet e “Fondacionit Shkëndijë” mbajtëm një takim orientues për kujdestarët dhe ndihmësit që do të marrin pjesë në “Kampin Aventura 2021″.”Kampi Aventura” është një nga projektet që “Fondacioni Shkëndijë” realizon në terren, me qëllimin për të thelluar fëmijët në marrëdhënien e tyre me Zotin dhe për t’iu dhuruar aventurë verës së tyre.

Përgjatë këtyre javëve stafi i “Shkëndijë” ka qenë duke punuar për t’iu ofruar fëmijëve gjithçka ky kamp premton. Edhe gjatë javëve në vijim do të jemi të orientuar në realizimin e çdo detaji përgatitor që ky aktivitet kërkon (kampi do të zhvillohet në datat 16-21 Gusht).

Ne falënderojmë së pari Perëndinë që na ka dhuruar hir deri më tani në çdo mbarëvajtje. Dhe së dyti falënderojmë kujdestarët dhe ndihmësit që kanë ofruar ndihmën e tyre përgjatë kampit. Dita e sotme ishte pikërisht dedikuar këtyre të fundit për të sjellë edhe njëherë në vëmendje përkujdesjen shumë-dimensionale që fëmijëve u nevojitet dhe gjithë specifikat e tjera që e bëjnë “Kampin Aventura” të preferuarin e fëmijëve dhe të prindërve.

Gjithçka të deritanishme nuk e kemi arritur vetëm ndaj falënderojmë edhe gjithë personat që janë treguar bujarë duke dhuruar për të mbështetur pjesëmarrjen në kamp të një apo disa fëmijëve. Shtojmë se ende janë të pa-sponsorizuar edhe 20 fëmijë dhe kjo është mundësia juaj për t’iu bërë atyre dhuratën e të qenit në kamp. Ju rikujtojmë se mënyrat e dhurimit i gjeni të shpjeguara në këtë video dhe në përshkrimin e saj (kliko: https://www.youtube.com/watch?v=LwT_-1vRlP8).Lutjet tuaja po ashtu janë thesar për ne!

Postime të ngjashme

Njoftim: Kampi Aventura 2023
Zyra e ardhshme
Konferenca ‘Fëmijë në Fokus’