kampi aventura

Jemi shumë të ngazëllyer që pas mungesë të detyruar vitin e kaluar për arsye të Covid-19, mund t’ju japim përsëri mundësinë për të qenë pjesë e Kampit Aventura këtë vit. Jemi të sigurtë që ju mund t’i vlerësoni dhe kuptoni përmasat e një iniciative të tillë, sidomos në kohë pandemie. Prandaj, do ta vlerësonim jashtë mase mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj ndërsa kërkojmë t’u shërbejmë fëmijëve tanë në mënyrë sa më efektive për Mbretërinë e Zotit tonë të gjallë. 

Datat e kampit për këtë vit  janë 16-21 Gusht për moshën 9 – 14 vjeç dhe kontributi është  3’500 Lekë të reja.

Këtë vit kampi do të zhvillohet tek kompleksi ‘Eden Park’, Daias, Tiranë. Ambjenti dhe kushtet janë shumë të mira për të zhvilluar një kamp plot me aventura. Në mes të natyrës është një ambient i përsosur, i sigurt dhe me kushte të shtuara pastërtie kundër Covid-19. Fëmijët do të kënaqen dhe do të rriten në njohjen e tyre për Perëndinë gjatë aktiviteteve të shumta të planifikuara veçanërisht për ata. 

Për më shumë informacion na kontaktoni në asdresën e email-it: [email protected] ose klikoni në këtu.

Postime të ngjashme

Njoftim: Kampi Aventura 2023
Zyra e ardhshme
Konferenca ‘Fëmijë në Fokus’