Thirrje për të aplikuar për ‘Internship’ në Departamentin e Medias, pranë fondacionit Shkëndijë. 

Nëse je duke kërkuar të përmirësosh aftësitë e tua dhe të krijosh një eksperiencë pune të vlefshme në fushën e multimedias, duke ndikuar njëkohësisht jetët e fëmijëve shqiptar, atëherë ndoshta ky internship është për ty!

Jemi duke kërkuar për të krishterë që duan t’i shërbejnë Mbretërisë me kreativitetin dhe energjinë e tyre.  Është i mirëpritur çdokush  që ka experiencë ose interes në fushën e dizenjimit, fotografisë, filmimit, montimit të audiove dhe videove, menaxhimit të rrjeteve socilale dhe Website-ve, etj.

Mos nguro, bashkohu me ne dhe le t’i japim krahë së ardhmes!

Plotëso formularin e aplikimit këtu. (Ky aplikim kërkon të bashkangjisni edhe CV-në tuaj.)

Postime të ngjashme

Njoftim: Kampi Aventura 2023
Zyra e ardhshme
Konferenca ‘Fëmijë në Fokus’