Me këtë maskë ju mund të shihni ndërsa të tjerët nuk mund t’ju shohin. Zakonisht përdoret për teatër në errësirë (black light) ku personi që përdor kukullat duhet të jetë veshur tërësisht me të zezë, në mënyrë që të dukshme të jenë vetë kukullat fluoreshente, që po përdoren. Maska është prodhuar me një copë të zezë të lehtë dhe ka një tyl për fytyrën, që t’ju ndihmojë të shihni, dhe një zgjatim cope që mbulon qafën dhe shpatullat.