Vera ka ardhur e nxehtë por projekti “Splash” ka shtuar freskinë te fëmijët Shqiptarë. “Shkëndijë” është duke zhvilluar javën e dytë të këtij projekti për verën 2021.
Java e parë e projektit u zhvillua në Durrës me “Kishën Biblike Baptiste Durrës”. Pjesëmarrja e fëmijëve ishte e lartë. Skuadra dhe fëmijët ishin plot gjallëri dhe tërësish të përfshirë.
Këtë javë të dytë të projektit “Splash” gjendemi në Valias, Tiranë, në një bashkëpunim me “Kishën e Nazaretasit Kamëz”. Jemi në zbatim të projektit ndaj e vlerësojmë çdo lutje tuajën.
Katër partnerë të tjerë janë në pritje për të zhvilluar projektin “Splash” në javët në vazhdim. Jo vetëm ata, por edhe ne mezi presim të “freskojmë” dhe ungjillizojmë fëmijët në Shqipëri dhe ne diasporë.