Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se trajnimi për ndihmën e parë ishte i suksesshëm. Ai u zhvillua më 7 Qershor 2021, në juglindje, konkretisht në Pogradec. Trajnimi kishte në fokus të veçantë dhënien e ndihmë së parë në kampe dhe aktivitete të tjera për fëmijë.
Fillimisht, duam të falënderojmë secilin nga pjesëmarrësit. Numri i këtyre të fundit ishte 18 dhe secili prej tyre kaloi me sukses testimin teorik dhe praktik. Pas këtij testimi u pajisën me certifikatën që dëshmon aftësitë e tyre në dhënien e ndihmës së shpejtë, e vlefshme për tre vjet.
Gjithashtu i jemi shumë falenderues dhe mirënjohës miqve dhe partnerëve tanë, “Kishës Ungjillore Pogradec” për mjedisin dhe akomodimin dhe Dr. Tim Miles, i cili udhëtoi nga Mbretëria e Bashkuar, për të mundësuar këtë trajnim.
Së fundmi, urojmë secilin nga pjesëmarrësit për certifikimin e sukseshëm duke shpresuar që njohuritë dhe aftësitë e fituara në trajnim të jenë vërtet një ndihmë për t’i bërë aktivitetet e tyre më të sigurta.
Mirë u takofshim në trajnime të tjera,
Stafi i “Shkëndijë”.