Trajnime

Merrni më të mirën nga ne dhe jepni më të mirën në aktivitetet tuaja. Përmirësoni veten, skuadrën tuaj dhe shërbimet që u ofroni fëmijëve. Ne ju ofrojmë trajnime të ndryshme me metoda praktike, bashkëkohore dhe informacion të përditësuar.

Këto trajnime janë të pavarura nga trajnimet e partnerëve për projektet në terren!


Trajnime mbi Përdorimin e Kurrikulave të “Shkëndijë”

Ky trajnim realizohet disa herë në vit (ose sipas kërkesës) dhe zgjat rreth 3 orë. Ka në fokus t’ju përgatisë dhe t’ju tregojë se si duhet të përdorni materialet mësimore, në mënyrë që të përfitoni maksimumin dhe më të mirën prej tyre. Ky trajnim do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë programe ndërvepruese dhe argëtuese me grupin e tyre të fëmijëve.


Trajnime për Punën me Fëmijët

Nën dritën e mbi 20 viteve eksperiencë në punën me fëmijët në Shqipëri, ne ofrojmë sesione të ndryshme trajnimi me spektër të gjerë për punën me fëmijët. Këto trajnime janë lehtësisht të përshtatshme, në formë dhe përmbajtje, sipas kohës dhe nevojave tuaja specifike të punës me fëmijët. Gjithashtu, çdo dy vjet në bashkëpunim me disa parterë ne organizojmë konferencën kombëtare “Fëmijë në fokus” për drejtuesit dhe punonjësit e fëmijëve, me folës ndërkombëtarë dhe seminare (workshop-e) të ndryshme përgjatë konferencës.


Trajnimi “Të Jemi Krijues në Programet e Fëmijëve”

Që nga përdorimi i kukullave të teatrit, i trukeve dhe punëdoreve, deri te krijimi i një hapësire frymëzuese për fëmijët, etj., ky trajnim do t’ju frymëzojë të jeni më krijues dhe të mendoni jashtë kornizave për shërbesën tuaj të fëmijëve. I mbushur me trajnime praktike që ju vënë në punë, do t’ju pajisë me njohuri të nevojshme për të kaluar në nivel tjetër më të lartë punën tuaj me fëmijët.


Trajnime për Mbrojtjen e Fëmijëve

Kjo është një çështje mjaft e ndjeshme dhe nuk duhet lënë mënjanë nëse punoni me fëmijët (ose me personat vulnerabël). Ju duhet të dini se si t’i mbroni ata të cilëve u shërbeni, duke mbrojtur njëkohësisht stafin dhe organizatën tuaj. Mbrojtja e fëmijëve është një çështje serioze dhe duke zbatuar disa masa praktike e duke diskutuar me skuadrën tuaj, do të sillni ndryshimin. Ne e ofrojmë këtë trajnim në baza vjetore dhe së shpejti do të ofrohet edhe online.

Trajnimi gjithashtu vjen në përputhje me politikën dhe manualin mbi mbrojtjen e fëmijëve, që është përqafuar nga komuniteti VUSh-it.


Trajnime të Certifikuara për Ndihmën e Parë

Në bashkëpunim me një prej partnerëve tanë në Mbretërinë e Bashkuar, ofrojmë një kurs të certifikuar për ndihmën e parë, afërsisht çdo 3 vjet. Trajnimi fokusohet te ndihma e parë pediatrike dhe është veçanërisht i domosdoshëm për ata që organizojnë aktivitete dhe kampe për fëmijë. Pjesëmarrësit do të duhet të arrijnë një nivel kalues që të pajisen me certifikatë, e cila është e vlefshme për 3 vjet.