Skuadra Jonë

Bordi

David Hillyer

Anëtar Bordi 

Davidi është i urti mes nesh, që vjen nga një përvojë 43-vjeçare si CEO i një qendre rezidenciale aktivitetesh, me bazë në Bregun Lindor të Mbretërisë së Bashkuar, që u shërben fëmijëve dhe të rinjve. Megjithëse tani është në pension, ai vazhdon të shërbejë aty si anëtar i bordit. Davidi u trajnua si mësues në teknologjinë e dizajnit, por më pas kuptoi thirrjen për t’ia përkushtuar jetën aktivitetit të “FACT’ (Fellowship Afloat Charitable Trust). Për 25 vite Davidi ka qenë anëtar i trupit gjykues (‘Justice of the Peace’) në gjykatën për të miturit. Ai është i përkushtuar, besnik, detajist dhe fansi ynë më i madh. Davidi erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 2007 dhe që atëherë ka krijuar një vlerësim dhe dashuri të madhe për kombin.

Agustin Prenga

Anëtar Bordi 

Agustini është nga Lezha, aty ku filluam misionin tonë. Fillimisht na ka ndihmuar si vullnetar pasi përfundoi studimet për drejtësi në Universitetin e Shkodrës. Ai është i martuar me Jetën dhe kanë tre fëmijë të mrekullueshëm. Së bashku ata i janë bashkuar shërbesës së institutit “Jeta e Re” në Tiranë (CRU). Gusti, si edhe e thërrasin miqtë, është plot humor, i apasionuar pas leximit dhe bisedave ndërtuese. Atij i pëlqen të ndihmojë të tjerët, që të jetojnë një jetë me qëllim. Ai dallon për aftësitë e tij drejtuese dhe puna me institutin “Jeta e Re” i ka krijuar hapësirë për ta zhvilluar më tej këtë aftësi. Tani është caktuar drejtori i shërbesës së studentëve për Evropën me bazë në Budapest. Gusti gjithmonë ka mbështetur vizionin e organizatës sonë dhe gjykimet e tij janë një ndihmë e çmuar dhe e vazhdueshme në rritjen tonë.

Rachel Wilson

Anëtare Bordi dhe Drejtoresha Ekzekutive

Rachel është themeluesja e fondacionit dhe përfaqësuesja ligjore e tij. Ajo ka lindur në Britaninë e Madhe dhe ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993, si pjesë e një misioni të përkohshëm. Pasi përfundoi kolegjin për teologji, u rikthye në vitin 1995 në mision me kohë të plotë. Rachel karakterizohet nga një disiplinë e lartë pune, përkushtimi dhe korrektesë. Është një drejtuese me vizion, energji, plot dashuri për popullin dhe kulturën shqiptare dhe veçanërisht për fëmijët. Ajo ka përkushtuar jetën e saj për të sjellë dhe për të qenë një ndikim pozitiv në jetët e tyre përmes punës së saj, por edhe shembullit personal, duke ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Stafi

Elgiona Pasho (Jona)

Administratore Zyre, Burime Njerëzore dhe Financë

Jona, siç na pëlqen ta thërrasim, kujdeset për çdo punë që përfshin administrimin dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të zyrës. Zakonisht qëndron në zyrë, por është e gjithanshme, e papërtuar dhe i pëlqen të përfshihet aktivisht. Ka lindur në Kuçovë dhe ka mbaruar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Është e martuar dhe ka dy vajza. Jona është bashkuar me skuadrën tonë në vitin 2018. Pavarësisht formimit të saj juridik, ajo ka eksperienca të mëparshme në administrim dhe financë. Karakterizohet nga një sens i lartë përgjegjshmërie dhe ndjeshmërie ndaj çështjeve ligjore dhe sociale në fushën e të drejtave të fëmijëve. Është shumë e lumtur që shërben me një organizatë që ka në fokus fëmijët dhe fuqizimin e tyre për një të ardhme më të mirë.

Greta Pina

Administratore e Multimedias

Greta administron të gjithë aktivitetin e multimedias; që nga krijimi i videove deri te menaxhimi i çdo gjëje që kemi online. Ka lindur në Lushnjë dhe ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Greta është bashkuar me skuadrën tonë si punonjëse me kohë të plotë në vitin 2020, por është përfshirë edhe më parë me kohë të pjesshme dhe si vullnetare në kampe dhe projekte në terren. Greta spikat për talentin e saj në prezantim, prodhim videosh dhe krijimtari. Një tjetër rol thelbësor në punën e saj për organizatën është edhe administrimi i rrjeteve sociale. Ajo ka një natyrë entuziaste, gazplotë dhe është e orientuar drejt qëllimit. Greta është një vlerë e shtuar dhe bekim që është pjesë e skuadrës sonë.

Valentina Delija

Drejtuese në Terren për Punën me Fëmijët 

Valentina është një nga njerëzit e parë që ka shërbyer me ne që në fillimet tona dhe i është bashkuar stafit tonë në vitin 2014. Ajo është nga Puka, e martuar, ka dy djem dhe jeton në Lezhë. Valentina punon me fëmijët dhe të rinjtë, duke drejtuar aktivitetet në terren në zonën e Lezhës, kryesisht në Shëngjin dhe Ishull Lezhë. Ajo është e palodhur dhe i sjell skuadrës sonë butësi dhe përkujdesje. Vali organizon dhe drejton jo vetëm projekte në komunitet, por edhe gjithë takimet e ndryshme javore me fëmijët. Ajo është e përkushtuar dhe dallon për frymën e saj miqësore dhe dashurinë e madhe për fëmijët. Përgjatë viteve ajo ka sjell ndikim në jetët e tyre dhe ka qenë mbështetje jo vetëm për ta, por edhe familjet e tyre.