Projekte Fëmijësh Në Terren

Shkëndijë ka një eksperiencë të gjatë dhe një stil krejtësisht origjinal në krijimin dhe organizimin e programeve dhe projekteve për fëmijë dhe të rinj. Tri projektet kryesore që ne zhvillojmë rregullisht mbulojnë tema sociale, edukuese dhe ungjillëzuese, duke sjell argëtim, inkurajim, shpresë dhe përfshirje. Këto projekte realizohen në hapësira të hapura (publike ose private) nëpërmjet kamionit të shfaqjes, i cili është një teatër lëvizës, duke aktivizuar deri në 240 fëmijë. Ato karakterizohen nga mësime ndërvepruese, frymë argëtuese dhe nxitja e shpirtit të skuadrës. Këto projekte sjellin për fëmijët këngë, video, kuize, truke, lojëra dhe shfaqje me kukulla.

Ne sigurojmë të gjitha materialet  e nevojshme për projektet dhe ofrojmë gjithashtu trajnim paraprak për të gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë këto projekte në komunitetin e tyre.

Projekte

“Spark”

Kohëzgjatja: 1-10 javë

Sezoni: pranverë dhe vjeshtë

Lloji: social dhe edukativ

Temat:

  • Familja
  • Siguria në shtëpi (përfshirë edhe rrezikun e internetit)
  • Siguria jashtë shtëpisë
  • Fëmijët në nevojë
  • Bulizmi (keqtrajtimi verbal, fizik dhe psikologjik)
  • Antikorrupsion 1 dhe 2
  • Kujdesi për mjedisin
  • Zgjedhje të shëndetshme
  • Edukimi - “Syno më lart”

Ky projekt, në varësi të kërkesës së partnerit me të cilin realizohet, mund të ketë1-10 shfaqje me gjatësi 1 orë e 15 minuta secila. Shfaqjet janë plot argëtim dhe stil ndërveprues, ato sjellin edukim moral dhe social te fëmijët. Janë të përshtatshme për t’u zhvilluar në mjediset e shkollave, lagjeve dhe sheshet e qyteteve apo fshatrave.

“Splash”

Kohëzgjatja: 1 javë (nga e hëna në të premte)

Sezoni: verë

Lloji: edukativ dhe ungjillëzues

Temat:

  • Mbështetur në historinë e Jonës
  • Perëndia është kudo dhe na shikon.
  • Perëndia dëshiron të të falë.
  • Perëndia i do të gjithë njerëzit.

Ky projekt përfshin 1 ditë trajnim për partnerin, i cili kërkon të realizojë projektin në komunitetin e tij, 3 shfaqje në terren që zgjasin 1 orë e 45 minuta secila dhe 1 mësim përmbledhës ungjillëzues brenda godinës së partnerit. Programi është ndërveprues dhe mjaft tërheqës për fëmijët. Lojërat zënë 45 minuta të kohës së programit, janë të ndërtuara në 3 stacione dhe shumë të përshtatshme për sezonin veror, duke i shtuar argëtimit freski dhe pak ujë. ‘Vera është e nxehtë, prandaj le t’i japim freski me lojërat tona!

“Më shumë se Superhero"

Kohëzgjatja: 1 ditë

Sezoni: pranverë, verë dhe vjeshtë

Lloji: edukativ dhe ungjillëzues

Tema:

  • Jezusi është më shumë se një superhero.

Ky projekt përfshin 1 shfaqje në terren që zgjat 1 orë e 15 minuta, plot energji dhe argëtim, duke eksploruar superheronjtë dhe mbi të gjitha Atë që është më shumë se një superhero. Ky projekt, gjithashtu përfshin trajnim paraprak për partnerët.