Merrni më të mirën nga ne dhe jepni më të mirën në aktivitetet tuaja. Përmirësoni veten, skuadrën tuaj dhe shërbimet që u ofroni fëmijëve.
Ne ju ofrojmë trajnime të ndryshme me metoda praktike, bashkëkohore dhe informacion të përditësuar.
Këto trajnime janë të pavarura nga trajnimet e partnerëve për projektet në terren!
Trajnime mbi Përdorimin e Kurrikulave të “Shkëndijë”
Ky trajnim realizohet disa herë në vit (ose sipas kërkesës) dhe zgjat rreth 3 orë. Ka në fokus t’ju përgatisë dhe t’ju tregojë se si duhet të përdorni materialet mësimore, në mënyrë që të përfitoni maksimumin dhe më të mirën prej tyre. Ky trajnim do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë programe ndërvepruese dhe argëtuese me grupin e tyre të fëmijëve.