“Shkëndijë” është një organizatë shqiptare, e krishterë, jodenominacionale. Ajo është themeluar në vitin 2000 nga Rachel Wilson, misionare e krishterë (AoG) nga Britania e Madhe. Në maj të vitit 2010 është regjistruar në Gjykatën e Tiranës si fondacion jofitimprurës.
Shqipëria rrëmbeu zemrën e Rachel që në vizitën e saj të parë në vitin 1993, ku shërbeu në një projekt afatshkurtër për shpërndarjen e ndihmave humanitare me ‘LightForce International’.
Duke shërbyer në atë kohë, ajo kuptoi më mirë nevojat e mëdha të këtij kombi. Kur misionit humanitar po i vinte fundi, ndjeu se roli i saj në Shqipëri ende nuk kishte përfunduar. Fëmijët e sotëm të Shqipërisë janë Shqipëria e nesërme! Me këtë mendim arriti në përfundimin se, mënyra më dobiprurëse për një ndryshim afatgjatë dhe shpresëdhënës në vend është investimi në jetën e fëmijëve shqiptarë.
Vizioni ynë përfshin veprimtarinë në të gjithë Shqipërinë dhe vendet shqipfolëse, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë. Ne jemi përkushtuar t’u shërbejmë të gjithë fëmijëve, pa dallim feje, race, etnie dhe gjinie.
Ne kemi bindjen e plotë që mund të sjellim një ndikim pozitiv në shoqërinë dhe komunitetin shqipfolës përmes aktiviteteve të ndryshme sociale, shpirtërore, edukative dhe argëtuese.
Motoja e Organizatës
“Të ndikojmë pozitivisht fëmijët shqiptarë dhe të ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”
Misioni i Organizatës
Qëllimi i “Shkëndijë” është të ndihmojë në edukimin e fëmijëve shqiptarë në aspektin social, edukativ, moral dhe shpirtëror, bazuar në parime biblike. Kjo bëhet me qëllimin që fëmijët dhe të rinjtë të rriten si qytetarë me moral të lartë për të pasur ndikim pozitiv për të ndikuar në komunitetet e tyre. Pjesë e qëllimit është të shumëfishojmë efektin e punës sonë duke ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Tre objektivat tona kryesore:
Politika e mbrojtjes
Shkëndijë kujdeset dhe i jep përparësi mbrojtjes së fëmijëve. Më shumë mbi politikat tona të mbrojtjes mund të gjeni këtu
Anëtarësi
Iniciativa të përbashkëta dhe partnerët
Partners Albania