Aktivitete Online

Facebook dhe Instagram

Shkëndijë ka llogari në platformën Facebook dhe Instagram, me emrin “Shkëndijë Kids”. Faqet tona në këto platforma sjellin postime pozitive për fëmijët (që mund të kenë qasje përmes profilit të prindit). Ne kujdesemi të postojmë materiale dedikuar fëmijës në tërësi, duke përfshirë aspektin fizik, edukativ, moral dhe shpirtëror. Postimet përfshijnë devocione të përditshme për fëmijë, vargje nga Bibla, lojëra, video të shumëllojshme, konkurse të ndryshme, etj.

(Komunikimi nëpërmjet këtyre platformave respekton në çdo rast politikat e përgjithshme dhe ato të komunikimit online për mbrojtjen e fëmijëve).

Youtube

Kanali Shkëndijë Kids në platformën Youtube është një kanal ku përcjellim për fëmijët, prindërit dhe drejtuesit e shërbesave të fëmijëve video të prodhuara ose të dubluara në shqip. Ato përfshijnë histori biblike të ilustruara, video që theksojnë vlerën e fëmijëve, këngë, lojëra dhe programe të ndryshme për ta.

Rojet nga Ankora

“Rojet nga Ankora” është një lojë digjitale për fëmijë e përmasave botërore me baza biblike. Një udhëtim emocionues, veshur si një rojë, duke eksploruar botën fantastike të Ankorës. Ajo është një botë e shkëlqyer dhe e mbrojtur virtuale, e përshtatshme për fëmijët e grupmoshës 6 -11 vjeç, të cilët mund të lundrojnë të qetë dhe të pashqetësuar nga reklama të papërshtatshme.

Aplikacioni mund të shkarkohet FALAS nga Apple Store, Play Store & Amazon; dhe funksionon në smartphone e tablet.

Ky aplikacion është një projekt i Scription Union Angli dhe Kosovë, të cilin “Shkëndijë” e ka mbështetur për ta sjellë atë në shqip për fëmijët e komunitetit shqipfolës.