Këtë verë, Fondacioni Shkëndijë me furgonin e restauruar plotësisht, në bashkëpunim me kishat ungjillore në mbarë Shqipërinë kemi rinisur projektin tonë shumë të veçantë, ‘SPLASH’.
‘Splash’ është shumë më tepër se lojëra dhe argëtim. Ai prek zemrat e fëmijëve dhe i ndihmon të afrohen me të vërtetën që u ndryshon jetën. Duke eksploruar historinë e Jona-s dhe duke bërë krahasim me Jezusin, ne ndajmë mesazhin e shpresës dhe shpëtimit.
Ne besojmë se çdo fëmijë meriton të përjetojë dashurinë e Perëndisë dhe të dëgjojë Lajmin e Mirë.
Java jonë e parë u zhvillua në Laç, ku 91 fëmijë morën pjesë aktive në projekt. Ky sezon i ri i ‘Splash’ nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen bujare të donatorëve tanë, të cilët besuan në këtë vizion dhe kontribuan për restaurimin e plote të furgonit tonë. Jemi thellësisht mirënjohës.
Misioni vazhdon dhe së bashku, do të vazhdojmë të sjellim buzëqeshje dhe historinë jetëndryshuese të shpresës dhe transformimit për fëmijët në mbarë Shqipërinë.




