Në vitin 2000, u ndez një vision, një shkëndijë besimi për të ndarë dritën e Ungjillit me fëmijët shqiptarë. Kjo shkëndijë u shndërrua në një udhëtim që tashmë ka zgjatur 25 vite: një udhëtim i shoqëruar me sfida dhe mundësi, këmbëngulje dhe gëzim, dhe mbi të gjitha, një besim i thellë dhe i qëndrueshëm në Perëndinë.

Ndër vite, Fondacioni Shkëndijë ka parë dorën e Perëndisë duke hapur dyer dhe duke prekur zemra. Me përulësi, filluam të hidhnim hapa të vegjël duke nisur me projekte si kurset e gjuhës angleze dhe një shërbesë për fëmijë në fillim në Shëngjin deri tet nisma që kanë lënë gjurmë të qëndrueshme, përfshirë trajnime lidershipi, kampe për fëmijë, programe ndihmëse, sigurim burimesh dhe shumë projekte të tjera.

25-vjetori ynë është më shumë se një datë në kalendar; është një dëshmi e fuqishme se kur ecim me besim, Perëndia bën shumë më tepër nga sa mund të imagjinojmë.

Jemi thellësisht mirënjohës që në çdo hap të këtij udhëtimi të besimit, nuk kemi ecur kurrë vetëm. Donatorët tanë besnikë, mbështetësit dhe partnerët kanë qenë pranë nesh, duke e bërë këtë rrugëtim të mundur dhe duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme shprese, me shumë jetë të prekura dhe të transformuara.

Autor

Postime të ngjashme

Projekti “Splash”
Restaurimi i Furgonit
Krishtlindje N’Shesh
Maratona e Tiranës 2024