Në vitin 2013, Fondacioni Shkendije mori një hap besimplotë, duke investuar në një furgon, të cilin e konvertuam në një skenë të plotë dhe të lëvizshme, për t'ia dedikuar projekteve tona.
Për vite me radhë, ky furgon ka qenë një mundësi fantastike në duart tona për të prekur jetët e fëmijëve, duke mundësuar arritjen e mbi 14,000 fëmijëve në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me kishat lokale në çdo qytet e fshat.
Pas 10 vitesh shërbimi në rrugët e Shqipërisë dhe mbështetjes së qindra ngjarjeve dhe aktiviteteve, furgoni ynë ka nevojë për riparime dhe mirëmbajtje për të vijuar me punën e tij të rëndësishme. Falë mbështetjes së partnerëve dhe donatorëve tanë, jemi në rrugën e duhur për të rikthyer furgonin sërish në shërbim, dhe shumë shpejt ai do të jetë gati për t'iu rikthyer projekteve dhe aktiviteteve tona verore.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre projekteve, në mënyrë që të mund të arrijmë dhe prekim jetët e më shumë fëmijëve shqiptarë, duke i sjellë ata më afër Krishtit.







