“Krishtlindje në Shesh” ishte një nga eventet më të ngrohta të organizuara nga Fondacioni Shkëndije, në bashkëpunim me partnerët tanë Instituti Jeta e Re dhe VUSH.

Ky aktivitet i paharrueshëm u zhvillua pëe 7 ditë radhazi, nga ora 10:00 deri në 22:00, me një qëllim të vetem: të ndajmë me të gjithë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes.

Gjatë këtyre ditëve festive, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhoheshin në një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative. Ata shijuan çaj të ngrohtë në shoqerinë e vullneatëve nga kisha të ndryshme të Tiranës , kapën momente të paharrueshme në foto me personazhe nga skena e lindjes së Krishtit, u transformuan në personazhe të Krishtlindjes përmes pikturimit të fytyrës, u argëtuan me tullumbace dhe morën pjesë në një kuize me temë Krishtlindjen, së bashku me shumë aktivitete të tjera emocionuese.

Ky aktivitet pati një ndikim të thellë, duke bashkuar njerëz nga të gjitha moshat dhe shtresat shoqërore, duke dhënë mesazhin e mrekullueshëm të Krishtlindjes.

Autor

Postime të ngjashme

Restaurimi i Furgonit
Maratona e Tiranës 2024
Zyra jonë e re
Njoftim: Kampi Aventura 2023