Qenushi në çantë (kaf)

3,700 L

Ky është “Qenushi në çantë” ngjyrë kafe (vjen edhe në versionin gri). Për përdorim nevojitet vetëm një person. Nuk ka nevojë për perde. Nëse jeni ventrilokuistë mund të bëni të mundur që qeni të flasë me ty dhe audiencën. Nëse jo, qeni duhet të pëshpërisë në veshin tuaj (në realitet jeni ju që pëshpërisni pa e kuptuar audienca) dhe ju duhet të ndani me audiencën atë që “tha qeni”. Çanta ju mundëson të ilustroni mësimin. Duke mbajtur një objekt në çantë është më e lehtë që të përfshini audiencën dhe të fiksoni në memorjen e tyre ilustrimin dhe mesazhin. Për t’ju indihmuar me ide, ofrojmë edhe dy libra: 1. Librin që përfshin 25 skenarë të gatshëm për përdorimin e qenushit. 2. Librin me 58 mësime ilustruese (40 mësime praktike dhe 18 sezonale). Qeni është përafërsisht 40 cm i gjatë (kur është i pozicionuar si në foto) dhe mund të përdoret nga të rriturit e fëmijët.

Peshë 0.23 g/kg